Kjo është gjëja e parë që Barcelona do ta bëjë pas zyrtarizimit të trajnerit të ri


E mërkurë, 24 Maj 2017

Mundo Deportivo raporton se Barca do t’i bëjë ofertë zyrtare Arsenalit për Bellerin menjëherë pas zyrtarizimit të Valverdes si trajner të ekipit, transmeton Express.

Gazeta spanjolle shkruan se sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, mban kontakt të afërt me përfaqësuesit e Bellerin dhe kjo do të thotë se Barca veçse ka kryer shumë punë rreth transferimit të tij.

Ndërkohë, Bellerin e ka siguruar Barcelonën se nuk do t’i dëgjojë ofertat e klubeve tjera, edhe pse Manchester City është shumë i interesuar për të.

Sipas Mundo Deportivo fakti që Arsenali nuk do të luajë në Champions League vitin e ardhshëm është një përparësi e madhe për Barcen që ta rrëmbejë lojtarin.