Kjo qeveri duhet të shkojë


E hënë, 12 Nëntor 2018

PRISHTINË – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së zhvilluar me kryetarët e degëve të partisë, ka kërkuar rrëzimin e qeverisë se tanishme, pasi që ajo po bën veprime të gabueshme.

Sipas tij, Qeveria vetë duhet ta dorëzoj mandatin në mënyrë që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

“Kjo qeveri duhet të shkojë sepse po bën veprime të gabueshme dhe nuk e përfaqëson më shumicën në Kuvendin e Kosovës”.

“Nuk e përfaqëson në rastin e fundit as me letra, sepse edhe në letra ka mbetur Qeveri e pakicës”.

“Ne e shohim të arsyeshme që Qeveria vetë të ndërmerr hapa dhe ta dorëzoj mandatin në mënyrë që Kuvendi të shpërbehet dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja”.

“Kjo do të mundësonte që këto vendime të mëdha t’i marrim me një shumicë të qëndrueshme parlamentarë dhe me një përgjegjësi që na takon të gjithëve, pa marrë parasysh se a jemi pozitë apo opozitë”.

Ndërsa kur është pyetur nga gazetarët rreth deklarimeve të fundit të Listës Serbe, Mustafa ka thënë se Lista Serbe ka qenë e përfshirë edhe në rrëzimin e Qeverisë që ai e ka drejtuar.

“Po vërejmë se po flitet shumë për këtë iniciativë. Edhe vetë kemi marrë iniciativën që të përgatisim mocionin për mosbesim ndaj kësaj Qeverie”.

“Të gjithë këtu e dimë se Qeveria të cilën unë e kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe. Edhe mocioni është nënshkruar nga njerëzit e Listës Serbe”, njofton Klan Kosova.

Etiketa: , , ,