Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Klopp dëshiron dribluesin e tretë më të mirë në Europë

Prizren Post | 10:00 - 06.03.2016

Hatem Ben Arfa mund të kthehet në Ligën Premier gjatë verës, por këtë herë të një skuadër e madhe.


Për ish-yllin e Newcastle Unitedit, ka shprehur interesim Liverpooli dhe e gjitha kjo me insistimin e trajnerit Jurgen Klopp.

Ben Arfa

Ben Arfa

Sipas Le 10 Sport, tekniku gjerman e dëshiron atë në Anfield, e gjitha kjo pasi i ka ndjekur rregullisht paraqitjet e tij me Nicen.

28-vjeçari ka shënuar 11 gola për Nice në ligë, ndërsa është lojtari i tretë me më së shumti driblime për ndeshje në futbollin evropian.

Ben Arfa arrin të bëjë 4.1 driblime të suksesshme për ndeshje, ndërsa para tij janë vetëm Neymar (4.5) dhe Ousmane Dembele (4.4).


Arivisti Company