Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Koalicioni i Bllokut: S`duam bashkëqeverisje

Prizren Post | 09:29 - 19.09.2014

Prishtinë – Katër partitë politike, që tashmë po njihen si VLAN (LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje), nuk do të pranojnë asnjërin opsion të Partisë Demokratike të Kosovës, qeverisjen gjithëpërfshirëse si ajo e vitit 2001 e as zgjedhjet e jashtëzakonshme për të dalë nga kriza.

Madje, shkuarja në zgjedhje konsiderohet e pamundur në këtë situatë, kur kiza institucionale është thelluar edhe më shumë, pas dështimit të PDK-së për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Blloku VLAN shpreson se PDK-ja do t’u hapë rrugë për krijimin e institucioneve të reja, duke besuar se e drejta për formimin e institucioneve është në dorën e tyre.


Etiketa:
Arivisti Company