Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Koha dhe miqte tane po punojne per ne, e ne per kend po punojme?

Prizren Post | 06:18 - 15.12.2014

Kushtrim KADRIU

Pas shumë shekujsh robëri, vuajtje, shumë shekuj përçmim nga shtetet fqinje e mospërfillje nga superfuqitë botërore ne etapa te ndryshme te historise, me ne fund koha po punon për Shqiptarët
Keto dallge te historise bene qe shqiptaret te lodheshin, e besa edhe gati te shuheshin si popull por, këmbëngulësia e madhe e kësaj popullate beri qe populli shqiptare kudo qe është te mbijetoj e te mos shuhet siç ndodhi me shumë kombe te tjera.

Fundvitet e nëntëdhjeta bene qe shqiptaret te fitojnë per aleate superfuqitë me te mëdha siç janë SHBA, Anglia e Gjermania me te cilët këto vite u krijua një marredhenie e sinqerte. Me ndimën e këtyre aleateve u çlirua Kosova e pastaj edhe u pavarësua, Kosova e Shqipëria u ndimuan te zhvillohet ekonomikisht, dhe ne fund u ndihmua Shqiperia te jete pjese NATO-s. Shqiperia si shtet i pavarur qe prej nje shekulli , me ne fund pati fatin te behet pjese e Nato-s, e te behet vendi me i besuar i perendimit ne Ballkan, te jete vendi me serioz per te qene aleati me i besueshem ne Ballkan i fuqive perendimore.

Si duket cdo gje per shqiptaret do te ecen mire, nje fati i mire me ne funde pas shum vitesh per ne shqipetaret eshte rezervuar, tani cdo gje eshte ne doren tone, ku duam e si duam te ecim.
Kosova e pavarur por e ngecur ne ngerc shkaku i vet poitikes shqiptare qe nuk gjejne gjuhe te perbashket mes vete, Shqiperia ne pozicion shume me te favorshem, tani ndodhet ne rruge te sigurte dhe nuk munde ta leshoje ate pasiqe tani eshte pjese e Nato-s dhe nato nuk lejon te kete telashe te medha.

Gjendja e shqiptareve ne Kosove Lindore eshte mjafte e rende, por tani shpresojme qe perkrahja e kujdesja e nje shtet qe eshte pjese e Nato-s, si Shqiperia ta kete seriozishte angazhimin e tij per Kosoven Lindore.Por telashet qendrojne tek mos unifikimi i faktorit politik shqipetare.
As ne Maqedoni nuk eshte mire gjendka e shqiptareve, mos unifikimi i faktorit politik shqiptare e keqeson gjendjen dhe i bene jeten shume te veshtire popullates Shqiptare.

Unifikimi i spektrit politik shqiptare mund te bente qe shqiptaret te Maqedoni te kishin qeverine, apo presidentin, por tani si pasoje e mos unifikimit shqiptaret po behen vegla te partive maqedonase.

Koha e miqet po favorizone faktorin shiptar, tani mbetet te shihet a do e shfrytezojme ne kete favor apo do e bejme nje shanes tjeter te humbur.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company