Komandant Hoxha: Nëse vërtetë Zaevi i ka pranuar kërkesat e shqiptarëve, atëherë politikanët tanë qenkan ma shka se shkau


E mërkurë, 11 Janar 2017

Shkup – Xhezair Shaqiri, ish Komandat Hoxha shkruan se nëse është i vërtetë lajmi se Zaevi i ka pranuar të gjitha kërkesat e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, atëherë po i bie që politikanët tanë janë ma shka se shkau, transmeton Tetova1.

“Nëse është i vërtet lajmi se Zaevi ka pranuar të gjitha kërkesat e platformës së përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë dhe dy gjuhësinë në të gjithë territorin e Maqedonisë, kjo nënkupton se politikanët në Maqedoni paskan qenë ma shka se shkau.

Dhe nuk paskemi pasur problem me politikanët maqedonas, por tradhtarët politikanët shqiptar të Maqedonisë deri tani nuk paskan bërë asgjë për bashkim, po për përçarje.”, shkroi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.

Etiketa: , ,
Të fundit