Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Komandant Remi i thotë PO Gjykatës Speciale

Astrit Shehu | 15:06 - 01.08.2015

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka thënë se është pro Gjykatës Speciale, sepse sipas tij ajo do të funksionalizohet për të ndihmuar vendosjen e rendit dhe ligjit në vend.

Ndërsa, sipas tij nuk është e vërtet se Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-së sepse lufta e UÇK-së ka qenë dhe do të mbetet e pastër.

Lexojeni të plotë reagimin

NORMALIZIMI INSTITUCIONAL- bashk me miqë, do të prodhojmë rend, ligj dhe sistem të drjetsisë aq të nevojshëm për vendin.

UÇK vlerë që ka prodhuar Lirinë bashk me NATO..!!

Gjykata Speciale, hapë rrugën për zvillim të vendit, nuk është kundër UÇK-së.

Ka zëra të shumtë që thonë: “Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-s” Asgjë të vërtetë nuk ka me këtë konstatim nga se UÇK ka qenë është dhe do të mbetet e pastër…

Gjykata nuk kushtëzohet me asnjë paqartësi, UÇK ka hapur rrugën për liri dhe përspektivë, ka fituar përkrahjen NATO-së dhe gjithë vendeve të qytetëruara botërore në rrugën e LIRISË…

Tani mbetet të zhvillojmë, lirinë dhe edukimin në hapsirat ku jetojmë bashkë me aleatët tanë…

Gjykata Speciale do të funksionalizohet me synimin se do të ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend duke ndihmuar zhvillimin dhe lirinë duke sjellur vendime të drejta dhe të besueshme per tema të hapura apo te dyshimta mbi kohen e luftës, apo pas luftës…

Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do të mbyllen shpejt dhe mbarê..

Më shumë gjykata do të ketë punë me vepra të dobta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit…

Unë besoj në rrugën që kemi para neshë, se do ta rritim lirinë dhe do të dalim faqebardhë!


Etiketa:
Arivisti Company