Komunat veriore çerdhe të kriminelëve nga Serbia


E mërkurë, 9 Janar 2019

MITROVICË – Mungesa e vendosjes së rendit edhe ligjit në komunat veriore e bënë atë pjesë çerdhe të kriminelëve që për strehim edhe shërbime tjera paguajnë 8 deri 10 mijë euro.

Komunat veriore të vendit tonë janë duke sfiduar jo vetëm rendin edhe ligjin por edhe Kushtetutën, kjo për faktin se atje vazhdojnë të funksionojnë institucionet paralele serbe përkundër marrëveshjes edhe zotimit të Serbisë se ato do të shuhen.

Për funksionimin e këtyre institucioneve nuk duhet shumë mund që të dëshmohen, ndërkohë që në atë zonë shumë pak agjencione edhe institucione të Kosovës veprojnë edhe ato që veprojnë janë nën hije edhe pak të dukshme.

Fakti se në mungesë të vendosjes së rendit , ligjit edhe sigurisë në ato komuna ka krijuar hapësirën e strehimit komod të kriminelëve të luftës por edhe kriminelëve tjerë të cilët vijnë jo vetëm nga Serbia por edhe nga viset tjera me serbë siç është Bosnja, po dëshmohet edhe nga mediat serbe.

Në të vërtet përpjekja e dështuar e vendit tonë për anëtarësim në Interpol ka lënë këtë zonë si “oazën” e kriminelëve. Kështu në një publikim të një vrasjeje që ka ndodhur më 5 janar në Beograd në mediumin serb “Alo” shkruhet se autori i vrasjes ka ikur në Kosovë.

Ky medium e quan Kosovën “Mekë” të kriminelëve, ndërkohë që arsyeton se kjo ndodh pasi Kosova nuk ia doli të bëhet pjesë e Interpolit.

Vrasja e ndodhur më 5 janar sipas “Alo” që transmetohet nga “Bota Sot” ka ndodhur hapur, ndërsa përmes kamerave të sigurisë vrasësi është identifikuar si Çaba Der nga Subotica. Sipas burimeve nga mediumi ai është vras profesionist që ka marr pjesë në shumë likuidime, por kësaj radhe ka befasuar se vrasjen e ka kryer hapur, ndonëse e ka pasur të qartë se ka kamera të sigurisë.

Ky person përkundër prapavijës kriminale shpesh është vërejtur në qarqe të estradës serbe edhe sportistëve, duke dalë hapur, duke u shoqëruar edhe fotografuar me shumë prej tyre. Ata që kanë parë xhirimet e kamerave të sigurisë janë të shokuar me qetësinë me të cilën ka kryer vrasjen e Nebojsha Markoviqit 37 vjeçar.

Nga hetuesit sipas “Alo” e transmetuar nga “ Bota Sot” është thënë se: Me faktin se ai nuk është përpjekur të fshihet ka dërguar porosi kundërshtarëve se është i fortë edhe nuk frikohet, por edhe sjellja e tij ka shenja të sëmundje psikike. Hetuesit edhe policia kanë thënë se Çaba Der është arratisur jashtë vendit : “Ai tash është në Kosovë apo Shqipëri ose Maqedoninë perëndimore, që janë zona ideale për fshehje të personave kriminelë nga gjithë bota. Pasi Kosova nuk ia doli të anëtarësohet në Interpol atje është “Mekë” e vërtet për kriminelët. Ku sipas dëshmitarëve për qëndrim dhe strehim edhe shërbime tjera të fshehjes së një personi vrasës paguhet 8 deri 10 euro thuhet në mediumin serb “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Etiketa: , , ,