Kosova mollë sherri mes Asad-it dhe Erdoganit


E premte, 4 Nëntor 2016

president-bashar-al-assad

Presidenti sirian Bashar Al Assad në një intervistë për gazetën “Politika” të Serbisë, ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës të cilën ka thënë se nuk do ta njoh kurrë.

Madje Assad ka thënë se për Kosovën janë prishur edhe me Turqinë.

“Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por e kemi refuzuar. Kjo ka ndodhur 7-8 vite përpara luftës në Siri, por ne refuzuam pavarsisht marrëdhënieve të mira me Turqinë”, ka thënë Assad.
Assad, vendi i të cilit në vitin 2011 u përball me një revolucion që më vonë e përdorën grupet terroriste si ISIS, ka thënë se lufta në Siri e cila ende po vazhdon është pak e shumë e njëjta me atë të viteve ’90 në Jugosllavi kur NATO intervenoi kundër forcave serbe.