E premte, 11 Shtator 2015
Prishtinë – Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherit zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se Kosova është futur në agjendë për anëtarësimin në UNESCO.
Në pikën 43 të agjendës të mbledhjes së këshillit ekzekutiv të UNESCO-s, do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.
Pranimin e Kosovës në UNESCO e kanë përkrahur 42 shtete, dhe ministri i jashtëm ka falendëruar këto shtete që kanë nënshkruar kërkesën për anëtarësim.
Thaçi gjithashtu ka falënderuar për kontributin e saj mbi këtë çështje vajzën e shkrimtarit Isamil Kadare, Besiana Kadarenë, e cila është ambasadore shqiptare në UNESCO.