E mërkurë, 24 Maj 2017
Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në punimet e Kongresit të EUROSAI. Deri më tani Zyra Kombëtare e Auditimit ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nën ombrellën e EUROSAI-t, kryesisht në kuadër të grupeve punuese për auditimin e mjedisit.
Gjatë pjesëmarrjes në Kongres, delegacioni nga Kosova, ka realizuar takime bilaterale me përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve si Turqia, Polonia, Holanda, Suedia, Izraeli, Portugalia, Sllovenia, Lituania, Mali i Zi, si dhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe partnerë tjerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.