E mërkurë, 11 Maj 2016
Në një statistikë nga Independent për vendet e korruptuara në botë, Kosova radhitet në vendin e 106, duke treguar kështu se Kosova ka luftuar shumë pak korrupsionin nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Sipas kësaj statistike, ndër vendet me më së paku korrupsion në botë, radhitet Danimarka në vendin e parë. Pas saj, vinë Finlanda, Suedia, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra dhe Singapori.
Ndërsa, vendet që nuk e kanë luftuar korrupsionin fare në vendin e parë radhitet Koreja e Veriut, në të dytin Somalia, Afganistani, Angola, Iraku e shumë të tjera.
Ndër vendet e Ballkanit, Kosova nuk ka përparuar shumë në luftën kundër korrupsionit, kështu duke dale në vendin e 106 nga 168 shtete gjithsej.
Etiketa: Korrupsioni, Kosova