Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova nuk është e Kosovës, ajo është e Shqypnisë dhe Shqypnia i takon Shqiptarisë…!

Prizren Post | 14:06 - 12.11.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Savash VELIU

Savash VELIU

Sot rizgjohen publikisht disa “mendjendritur” si grup gazetarësh pseudokristianë dhe intelektual (familjarë e të cilëve kanë qenë adhurues të Serbisë apo të Vatikanit), e që janë organizatorët e këtyre projekteve antishqiptare: duke thënë se; Kosova ose Kosovarizmi është çështje e Kosovarëve, gjë që sot le një shteg të tërheq pas vete në të ardhmen e afërt minimiziminë e ekzistimit të Kosovës si territor kompakt shqiptar ngase, pronarët e saj janë kosovarët e jo shqiptarët në të. Tentativa e tyre për ta distancuar Kosovën nga Shqipëria bëhet duke kërkuar nga qeveria shqiptare që të mos e ndihmojë Kosovën dhe anasjelltas.

Së pari kjo terminologji do të instalohet nga Vasa Cubriloviçi me “naçertanien”, kurse do të valorizohet disi pas vitit 1966 dhe në të dy Shqipëritë (bregdetare dhe kontinentale) ku për sllavët ne jemi ALBANCI. Pas viti 1989 “topi” kthehet në pozicionet Albanci-Shiptari, krejt me qëllim për ta na ndarë se nuk jemi NJË, se nuk kemi të drejtë të jemi një. Dmth, armiku ka projektuar plane afatgjate për të vepruar hapur mbi këto çështje tek shqiptarët në jetësimin e saj si një dukuri e natyrshme brenda nesh. Këto veprime armiqsore lenë të dyshohetë në mirëqenien e “miqve” tanë perendimor të cilët pas perdes ngacmojnë në veprime të tilla skandaloze mediatorët dhe politikanët të koruptuar, derisa në publik ata (ar)miqë shiten si Xhentëllmen!

Kjo për pasoj le mes nesh të nënkuptohet si një gjë normale si te modeli i ricopëtimit të Austrisë nga Gjermania, e jo si ai modeli i ribashkimit të Gjermanisë Perëndimore me ate Lindoren!

Kështu me gjykimet e tyre sioniste të pavlera Shqiptarofobët e diletantët anarkist mbeten t’ia kujtojnë fatkeqësin popullit shqiptare të Kosovës me trillimin e shpikur mbi Kombin Kosovar.

Prandaj, duhet të dihet se; sot atë territor të Kosovës e përbëjnë banorët shqiptar, serbë e etni të tjerë të saj. Veprimi i pamatur (ndoshta e qëllimshme) është Rreziku që largon duart shqiptare largë saj duke afruar ate më afër serbizimit të Mitrovicës me Zajednicat, të kurdisura jo rastësisht si tendenc që ndoshta do të kushtëzoj në të ardhmen e afërt ricopëtimin ose mbetja peng e sherrit të zajednicave si gjithnjë të mbështetura nga blloku Perëndimor dhe atë Lindorë Rus…! Prandaj, të Mendojm kthjellët nga vijnë ide të tilla vetvrasëse dhe në Favor të kujt shkojnë këto shërbime çoroditëse!!??

…Në këtë rast duhet qartë të thuhet; “Kosova nuk është e kosovarëve, por ajo është e Shqiptarëve. Kosova nuk është e Kosovës, ajo është e Shqypnisë. Dhe Shqypnia i takon SHQIPTARISE…! Kosova është e Besës dhe Besa është e Beslidhjes Shqiptare me zemër në Prizren… Dmth; Kosova është e Shqypnisë dhe e popullit të saj Shqiptarë dhe asessi ndryshe s’bëhet!!! E vërteta kështu qëndron!!!

Prandaj, Angazhimi ynë i sinqert te mendimi për projektin tonë të përbashkët kulturo-politik si Ideal dhe Kauzë Kombëtare, na jep kurajo të kryhet ajo me sukses të madh drejt synimit të qëllimit duke mos rrënë pre e këtyre fabrikateve antishqiptare të përgaditura në kuluaret destruktive perëndimore.

Kërkesat e tilla prej disa separatistëve për ristandardizimin e Kombit Shqiptar – është eufori pseudopolitike e njerëzve shkurtpamës dhe ndërkohë edhe dashakeq të popullit shqiptar… Ngado që të vijnë tentativat si “Kosovarizmi” apo “Kombi Kosovar” ajo është një tezë dhe monstër e shëmtuar e kohës si spekulim politik më dashakeqe që është paraparë ndonjëherë për Kombinë Shqiptar në tërësi!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Bëni një koment

Arivisti Company