Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova shkatërron mbi 2382 armë të lehta

Prizren Post | 14:15 - 06.07.2016

Prishtinë – Kosova do t`i bashkohet Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla. Kosova me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, do të merr pjesë në këtë ngjarjes rajonale duke shkatërruar mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra pjesë të tyre.

“Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve do të marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, zëvendës përfaqësuesja Rezidente e UNDP, znj. Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja nga Ambasada Gjermane në Kosovë znj. Henriette Kötter dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Ngjarja e shkatërrimit të armëve do të përdoret edhe për lansimin e fushatës “Festo me zemër, dhe jo me armë” për zvogëlimin/parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian. Armët e shënjuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre për hetimin e krimeve”, thuhet në njoftimin për media.
Ceremonia do të mbahet në restorant “Anija” në Janjevë, me datën 07.07.2016 duke filluar nga ora 10:00.


Arivisti Company