E premte, 13 Qershor 2014
Është bërë prezantimi i hulumtimit “Sjelljet që ndërlidhen me shëndetin tek fëmijët e moshës shkollore në Kosovë”, ku thuhet se 7% e adoleshentëve janë duhanpirës aktiv, 10% pinë alkool, kurse, 13.3% e nxënësve kanë raportuar të kenë pasur për herë të parë marrëdhënie seksuale.
Ky hulumtim ka përfshirë fëmijët dhe adoleshentët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeçare, ku janë anketuar 4531 adoleshentë, prej të cilëve 1511 nga klasa e gjashtë, 1508 nga klasa e tetë dhe 1512 nga klasa e dhjetë.
Sipas këtij hulumtimi 4.7% e adoleshentëve janë duhanpirës aktiv, 10% pinë alkool, e 1.5% përdorin kanabis. Nga mostra e përgjithshme 13.3% e nxënësve kanë raportuar të kenë pasur për herë të parë marrëdhënie seksuale, ndërsa 22.3% e nxënësve kanë deklaruar se bëjnë ushtrime fizike në çdo ditë të javës.
Në hulumtim po ashtu është arritur që tëgjendet edhe përqindja e atyre fëmijëve qëhanë mëngjes në çdo ditë të shkollës, ku gjithsej është 59.1% dhe fundjavave 78.8%.
E sa i përket aktiviteteve jashtë shkollore thuhet se adoleshentët kohën më të mirë e shpenzojnë para televizionit.
Nga hulumtimi i përgjithshëm i adoleshentëve kosovarë, 2 8.8% janë të përfshirë në rrahje fizike në 12 muajt e fundit. 24,3% kanë përjetuar dhunë psikologjike në formën e ngacmimit nga të tjerët, teksa 20.3% pranojnë se kanë ngacmuar të tjerët.
Sipas, Skënder Sylës, shef i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shoqëria kosovare ka arsye të fuqishme të besoj se adoleshentët dhe rinia janë ardhmëria e ndërtuar e njëshoqëri, madje siç pohoi ai dyshimet për adoleshent duhen larguar.
“Të dhënat e këtij raporti duhet të largojnë edhe nga më skeptikët dyshimet për shëndetin dhe jetën e shëndetshme të rinisë sonë. Për më tepër këto të dhëna para së gjithash do të krijojnë mundësinë që programet dhe strategjitë e dedikuara për këtë pjesë më të shëndetshme, më premtuese dhe më të shumtë të popullatës sonë të jenë të mbështetura në të dhëna statistikore dhe jo hamendësime dhe rezultate po ashtu të bazuara në evidencë dhe jo në pretendime anekdotike”, ka thënë ai.
Ndërsa, Zarife Miftari, nga zyra e UNFPA-së,tha se kjo e fundit me kënaqësi i është bashkuar OBSH-së për të mbështetur hulumtimin për adoleshentët, madje duke thënë se adoleshentët janë potencial i rëndësishëm për vendin.
“Kalimi i suksesshëm nga adoleshenca në moshë madhore është e drejtë themelore e çdo fëmije. Kjo e drejtë mund të plotësohet vetëm në qoftë se familjet dhe shoqëritë ofrojnë mundësi dhe sigurojnë që adoleshentët dhe të rinjtë të zhvillojnë njohuri dhe shkathtësitë e tyre të nevojshme për një jetë tëshëndetshme, produktive si dhe të realizojnë jetën e tyre plotësisht. Adoleshentët dhe të rinjtë janë një potencial i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit”, ka thënë ajo.
E, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, tha se ky hulumtimi ka tr eguar se shoqëria kosovare, përkatësisht fëmijët janë ardhmëria e venditdhe siç pohoi ai këta të fundit duhet të rriten të shëndetshëm.
Ndryshe, ky hulumtim është realizuar për herë të parë në vendin tonë, ndërsa Kosova është shteti i 45 që përfshihet në këtë hulumtim në të gjithë botën.
Hulumtimi është bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Zyra e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsi (UNFPA), të financuar nga Qeveria e Luksemburgut./ekuiliber/