Kosovë, besimtarët u lutën për viktimat e sulmit terrorist në Stamboll


E premte, 1 Korrik 2016

xhami

Prishtinë – Sipas vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës sot gjatë namazit të Xhumasë, në të gjitha xhamitë besimtarët muslimanë të Kosovës u lutën për viktimat e sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk” të Stambollit. Pasi namazit, nga të gjitha xhamitë e Kosovës është dërguar mesazh solidariteti për popullin turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Para rreth 250 besimtarëve në xhaminë e Sulltan Mehmetit në Prishtinë, imami Bahri Sejdiu tha se janë bërë lutje për “viktimat e pafajshme të kundërshtarëve të Islamit dhe Ramazanit” në sulmet në Stamboll.

“E lusim All-llahun që të pamundësojë shuarjen e dritës Islame atyre që përpiqen ta shuajnë dritën e Islamit dhe të parandalojë ata armiq të Islamit që të luftojnë Islamin me muslimanët”, tha imami.

Ai më tej iu lut Allahut që të ngushëllojë familjet e viktimave në Stamboll dhe t’u jap atyre durim si dhe të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit e tyre në sulmet qyqare terroriste që janë në kundërshtim me besimin islam.

Imami Sejdiu në fund tha se besimtarët lexuan Fatihan për viktimat e sulmeve në Turqi.