E premte, 15 Korrik 2016
Është shtyrë për dy orë fillimi i meçit të shumëpritur Haxhi Krasniqi-Jurgen Doberstein.
Edhe pse pritej që ballafaqimi të nis sonte në ora 20:00, ai do të zhvillohet me fillim prej 22:00.
Parameçet do të fillojnë në ora 19:00, derisa skena do të pushtohet nga boksieri kosovar dhe ai kazak tri orë më vonë, përcjellë “Lajmi.net”.
Krasniqi me fitore synon t’i afrohet titullit të kampionit botëror