Krasniqi: PDK pati 1001 mundësi të qeverisë mirë, por ka qeverisur tepër keq


E shtunë, 8 Qershor 2013

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i është përgjigjur, siç thotë ai disa miqve të tij të cilët po brengosën për fatin e tij në PDK. Ai për këtë ka shfrytëzuar rrjetin social facebook.

Në këtë letër ai ka shkruar:

“Nëse njerëzve nuk ju dhimbset atdheu, kombi dhe pasuria e tij, dinjiteti i njerëzve dhe perspektiva e fëmijëve të tij, nuk kanë asnjë arsyeje të ndjejn dhimbje për fatin tim, të cilin kurrën e kurrës nuk e kam vërë mbi fatin apo para fatit të kombit tim. Me njerëzit e mirë të Partisë Demokratike as kam e as kam pasur ndonjë problem, unë besoj në vullnetin e mirë të njerëzve të Kosovës, në njerëzit që i kanë qëndruar besnik asaj.

Unë nuk pajtohëm me mënyrën si drejtohet partia dhe qeveriset vendi në emër të saj. Këtë e kam bërë publike dhe nuk jam penduar e as pendohëm. PDK i ka pasur 1001 mundësi të qeveriste më mirë gjatë këtyre mandateve, por me qellim e për interesa tepër të ngushta është qeverisur keq, madje tepër keq. A do hupi unë pak ka rendësi nëse fiton Kosova dhe populli i saj. Shumë breza atdhetaresh është dashur të humbin për të mbajtur gjallë iden e atdhedashurisë.

Unë dhe shokët e mi po përpiqemi ta mbajmë gjallë frymën e demokracisë e të shtetit ligjor. Për të bërë shtetin ligjor, Kosovës i duhen ndryshime rrënjësore. Pra dikush duhet t’ia nisë edhe me kushtin e humbjes. Pa humbje nuk ka fitore, kujtoni rrugën tonë deri të pavarësia”!