Krimineli serb Oliver Ivanoviq arrin në Gjykatë


E mërkurë, 22 Shkurt 2017

Mitrovicë – Oliver Ivanoviq ka arritur sot pak para orës 10:00 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri, ku do të vendoset nëse do t’i ndërpritet paraburgimi ose jo.

Para Gjykatës përveç familjarëve të tij, ndodhet edhe zëvendës drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Dushan Kozarev.

Vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të policisë, ndërsa seanca është e mbyllur për publikun.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Prishtinë pati vendosur javën e kaluar që rasti Ivanoviq të kthehet në rigjykim. /kp/

Etiketa: