Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kriteret politike të MSA-së

Prizren Post | 08:43 - 08.02.2016

Prishtinë – Një, nga një mijë veprimet që duhet t’i përmbush Kosova si obligim nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ka të bëjë me përgatitjen e ndryshimeve ligjore për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.


Qeveria duke përfshirë këtë kriter, tashmë ka përgatitur edhe veprimet tjera, në kuadër të asaj që njihet si Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Në këtë plan janë të përfshirë edhe obligimet të cilat kanë dalë nga raportet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit për Evropën.

Dokumenti i siguruar nga Tribuna Channel nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në bllokun ku flet për kriteret politike ka përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutën, parlamentin, sistemin zgjedhor, administratën publike, Avokatin e Popullit, mbikëqyrjen civile të sigurisë, etj.


Arivisti Company