Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kryeministri Mustafa ua uron muajin e Ramazanit besimtarëve muslimanë

Prizren Post | 19:25 - 17.06.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryeministri Mustafa shpreh besimin se mesazhi i muajit të Ramazanit, që përfaqëson devotshmërinë, humanizmin, solidaritetin dhe përkushtimin për paqe e tolerancë, do të sjellë më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve.

Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë, kryeministri Isa Mustafa thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e synimeve të përbashkëta për fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe për prosperitet të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.


Bëni një koment

Arivisti Company