Kryeprokuroria në Ankara filloi hetime në lidhje me grusht shtetin në Egjipt


E enjte, 11 Korrik 2013

Kryeprokuroria Shtetërore e Ankarasë, grusht shtetin në Egjipt e cilësoi si krim universal ndërsa mori vendim për ti filluar hetimet e pavarura.

Kryeprokuroria shtetërore e Ankarasë pranoi padinë e ngritur kundër grusht shtetit në Egjipt të paraqitur nga ana e shoqatës Mazlum-Der.

Shoqata në fjalë para disa ditëve ngriti një padi kundër grusht shtetit në Egjipt ndërsa Kryeprokuroria Shtetërore në Ankara filloi hetimet në lidhje me rastin.

Kryeprokuroria mori në shqyrtim aplikimin dhe regjistroi rastin në regjistra të saj.

Në këtë mënyrë filluan edhe hetimet e pavarura në lidhje me puçistët në Egjipt.

Hetimet do të zhvillohen ndaj 12 personave që realizuan grusht shtetin në mesin e të cilëve ndodhen edhe shefi i shtatmadhorisë dhe ministri i mbrojtjes El Sisi, presidenti i përkohshëm Adli Mansur dhe zëvendësi i tij El Baradey.

Vendimi i prokurorisë për të filluar me hetime bazohet në nenet 13 dhe 77 të Kodit Penal të Turqisë.

Këto nene përcaktojnë krimet e kryera kundër njerëzimit.

Gjatë hetimeve do të kërkohen informatat prej Ministrisë së Jashtme dhe Shërbimit Kombëtar i Informimit në lidhje me grusht shtetin në Egjipt./trt/