Kufinjtë nuk preken pa pëlqimin e sponsorisuesve të pavarësisë


E hënë, 6 Gusht 2018

Prishtinë – Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka theksuar se propozimi për shkëmbim territoresh ose korrigjim të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e shteteve që e kanë sponsorizuar pavarësinë.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka madje kjo ide e Presidentit të Kosovës për korrigjim kufijsh është e dëmshme, e rrezikshme për sigurinë e qytetarëve, ku një ide të tillë e ka proklamuar për vite me radhë zyrtarët në Beograd.

“Prej politikës së ndarjes së Kosovë nuk ka hequr dorë as estabilishmenti i tanishëm në Beograd, që njëherë është tërhequr tash i është rikthyer një diskutimi të tillë. Gabimi më i madh është që ne kemi hy në këtë valle”, ka shtuar drejtori i KIPRED.

Peci propozimet e tilla të Thaçit thotë se mund të sjellin destabilitet në rajon, dhe janë thjeshtë aventura politike për më shumë protagonizëm.

Ish – ambasadori Peci ka folur edhe për numrin e banorëve që jetojnë në veriun e Kosovës si dhe për rëndësinë jetike që ka liqeni i Ujmanit për Kosovën.

Etiketa: ,