Kujt i transferuan para Sami Mazreku dhe Valon Berisha gjatë vitit 2022, nga llogaria e BKS-së?


E shtunë, 10 Janar 2026

Autore: Blerta Ahmeti

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, Sami Mazreku, si drejtor Ekzekutiv në BKS dhe Valon Berisha, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit në BKS, nga muaji korrik i vitit 2022 deri në tetor të vitit 2023, në kundërshtim me rregullat dhe procedurat e brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre, kanë kryer transaksione bankare të pajustifikuara, të cilat kapin vlerën e një milion eurove.

Sami Mazreku dhe Valon Berisha dyshohen se kanë kryer veprat Keqpërdorim i Besimit, në bashkëkryerje, në vazhdimësi dhe Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, në bashkëkryerje.

Klan Kosova, ju sjell transaksionet e vitit 2022.

Sami Mazreku dhe Valon Berisha

Në periudhë prej 22 korrikut të vitit 2022 deri më nëntë tetor 2023, në Prishtinë, në kohë të pacaktuar, i dyshuari Sami Mazreku, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në BKS dhe i pandehuri Valon Berisha në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit në BKS, me dashje, gjatë kujdesit për interesat pasurore të të dëmtuarës Byroja Kosovare e Sigurimit, nuk i përmbushin detyrimet e tyre ose i keqpërdorin autorizimet e tyre, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi të kundërligjshme apo t’i shkaktojnë dëm të dëmtuarës, interesat pasurore të së cilës ata i përfaqësojnë, në atë mënyrë që, të dyshuarit duke qenë në pozitat e lartcekura, në kuadër të autorizimeve të tyre, kanë kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre, me miratimin e tyre, kanë kryer transaksion bankar t pajustifikuar në shumën prej 7 mijë e 961 euro, nga llogaria bankare e BKS-së tek llogaria bankare e Agon Bardhit, kinse ky i fundit si i autorizuar e ka përfaqësuar palën tjetër Gjon Palokajn për kompensim “dëmi material për shkak të aksidentit të trafikut” të datës 24.12.2017. Gjon Palokaj paraprakisht i ishte kompensuar për aksidentin në fjalë. Si pasojë e kësaj në bashkëkryerje, BKS-së i kanë shkaktuar dëm material në lartësinë e lartcekur.

Më 22 korrik të vitit 2022, në situatë të njëjtë kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre, e kanë kryer transaksionin bankar të pajustifikuar në shumë prej 8 mijë e 540 euro, nga llogaria e BKS-së në llogari të Agon Bardhit, me pretendimin se ky, si i autorizuar e kishte përfaqësuar palën Egzon Hyseni për kompensim “dëmi material për shkak të aksidentit të trafikut të datës 06.09.2019”. E që Egzon Hyseni paraprakisht ishte kompensuar për këtë aksident.

Më 10 gusht të vitit 2022, kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre, kanë kryer transaksion bankar të pajustifikuar, në emër të pagesës së dëmit në shumë prej 4 mijë e 641 euro dhe 6 mijë e 891 euro nga llogaria e BKS-së në llogari të Valbona Hoxhës.

Më 11 gusht 2022, kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre kanë kryer transaksion bankar të pajustifikuar në emër të pagesës së dëmit, në shumë prej 5 mijë e 481 euro nga llogaria e BKS-së në llogari të Valbona Hoxhës.

Më 30 gusht 2022, kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre, kanë kryer transaksion bankar të pajustifikuar në shumë prej 7 mijë e 430 dhe 6 mijë e 680 euro nga llogaria e BKS-së në llogari të Bardh Hotit. Me arsyetimin se ky i fundit si i autorizuar ka përfaqësuar palën nga familja Nivokazi për kompensim të dëmit material për shkak të aksidentit të trafikut më 24.12.2017, e që familja Nivokazi paraprakisht ishte kompensuar për këtë dëm.

Më datë 30 gusht 2022, njëjtë si në datat e mëparshme, kanë transferuar shumën prej 3 mijë e 950 euro nga llogaria e BKS-së, në llogari të Bardh Hotit, si i autorizuar i LVM VERSICHERUNG, për kompensim dëmi material për shkak të aksidentit të trafikut më 14.08.2011. kjo palë po ashtu ishte kompensuar paraprakisht për këtë dëm.

Më datë 30 gusht 2022, kanë transferuar shumën prej 4 mijë e 606 euro nga llogaria e BKS-së në llogari të Mirjeta Kosumit si e autorizuar e Gabriela Cvetovic, për kompensim të dëmit material në aksidentin e trafikut më 23.08.2010.

Më 30 gusht 2022 kanë transferuar shumën prej 6 mijë e 181 euro nga llogaria e BKS-s ënë llogari të Mirjeta Kosumit, si e autorizuar e Zoran Milloshevic, për kompenzim të dëmit material për shkak të aksidentit të trafikut të datës 31;12;2009.

Me datën 30 gusht 2022, kanë transferuar shumën prej 3 mijë e 346 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Mirjeta Kosumit, si e autorizuar e palës Abdurrahman Nafije Gjela, për kompensim të dëmit material për shkak të aksidentit të trafikut të datës 05.10.2006.

Me datën 8 shtator 2022, kanë transferuar shumën prej 4 mijë e 289 eurove nga llogaria e BKS-së, në llogari të Hana Rastavica, si e autorizuar e palës Xhavit Kabashaj, për kompensim të dëmit material në aksidentin e trafikut të datës 08.08.2016, e pala ishte kompensuar paraprakisht.

Më datë 8 shtator 2022, kanë transferuar shumën prej 7 mijë e 468 nga llogaria e BKS-së, në llogari të Hana Rastavicës, si e autorizuar e palës Huk Coburg, për kompensim të dëmit material të shkaktuar në aksident trafiku, të datës 22.07.2016. E pala ishte kompensuar paraprakisht.

Më datë 15 shtator 2022, kanë transferuar shumën 7 mijë e 321 euro nga llogaria e BKS-së, në llogari të Lumnije Osmanit, si e autorizuar e palës Shabi Isufi, po ashtu për kompensim të dëmit material në aksident trafiku.

Më 15 shtator 2022, kanë transferuar shumën prej 5 mijë e 532 euro, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Lumnije Osmanit, si përfaqësuese e palës Feride Keka.

Më 15 shtator 2022, kanë transferuar shumën prej 3 mijë e 59 euro, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Lumnije Osmanit, si përfaqësuese e palës Hysen Shehu.

Më 15 shtator 2022, kanë transferuar shumën prej 12 mijë e 705 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Florent Sylejmanit, si përfaqësues i familjes Dervishi.

Më 15 shtator 2022, kanë transferuar shumën prej 10 mijë e 915 eurove nga llogaria e BKS-së, në llogari të Florent Sylejmanit, si përfaqësues i palës Mentor Imami.

Më 23 shtator 2022, kanë transferuar shumën prej 4 mijë e 846 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Hasip Meleqit, si përfaqësues i palës Adem Haliti.

Më 23 shtator 2023, kanë transferuar shumat prej 6 mijë e 476 euro dhe 5 mijë e 433 euro, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Hasip Meleqit.

Më 14 tetor 2023, kanë transferuar shumat prej 8 mijë e 240 euro dhe 6 mijë e 350 euro, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Agon Bardhit.

Më 21 tetor 2022, kanë transferuar shumën prej 8 mijë e 334 euro, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Paris Starabanja.

Më 21 tetor 2022, kanë transferuar shumat prej 7 mijë e 699 euro dhe 5 mijë e 385 euro, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Trendelina Azemit.

Më 27 tetor 2022, kanë transferuar shumën prej 6 mijë e 685 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Arbnora Pecit, si e autorizuar e palës Ardita Musliut, e kjo ishte kompensuar paraprakisht.

Më 27 tetor 2022, kanë transferuar shumën prej 5 mijë e 690 eurove nga llogaria e BKS-së, në llogari të Arbnora Pecit, si e autorizuar e palës Armend Miftarit.

Më 27 tetor 2022, kanë transferuar shumën prej 6 mijë e 890 eurove nga llogaria e BKS-së, në llogari të Kushtrim Demollit, si i autorizuar i palës Demë Gashi.

Më 27 tetor 2022, kanë transferuar shumën prej 8 mijë e 745 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Kushtrim Demollit.

Më 28 tetor 2022, kanë transferuar shumat prej 4 mijë e 735 euro dhe 4 mijë e 125 euro, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Paris Sarabanja.

Më 28 tetor 2022, kanë transferuar shumat prej 2 mijë e 985 eurove, 4 mijë e 235 eurove dhe 3 mijë e 945 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Trendelina Azemit.

Më 3 nëntor 2022, kanë transferuar shumat 3 mijë e 485 eurove dhe 7 mijë e 425 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Ariana Domniku Collaku.

Më 3 nëntor 2022, kanë transferuar shumën prej 4 mijë e 920 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Lirim Ahmetajt, si përfaqësues i palës Naim Muharremajt.

Më 3 nëntor 2022, kanë transferuar shumat prej 5 mijë e 385 eurove dhe 6 mijë e 470 euro, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Lirim Ahmetajt.

Më 15 nëntor 2022, kanë transferuar shumën prej 4 mijë e 875 eurove nga llogaria e BKS-së, në llogari të Egzona Gashit, si përfaqësuese e familjes Berisha.

Më 15 nëntor 2022, kanë transferuar shumën prej 3 mijë e 925 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Egzona Gashit, si e autorizuar e palës Izja Haliti.

Më 15 nëntor 2022, kanë transferuar shumat prej 5 mijë e 835 eurove dhe 5 mijë e 975 eurove, nga llogaria bankare e BKS-së, në llogari të Naser Biri.

Më 29 nëntor 2022, kanë transferuar shumat prej 5 mijë e 785 urove dhe 8 mijë e 325 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Rilind Hasanit.

Më 15 shjetor 2022, kanë transferuar shumën 3 mijë e 815 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të  Hasip meleqit, si përfaqësues i palës Aqif Alla.

Më 15 dhjetor 2022, kanë transferuar shumën prej 4 mijë e 235 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Hasim Meleqit.

Më datë 15 dhjetor 2022, kanë transferuar shumat prej 3 mijë e 75 eurove, 6 mijë e 215 eurove dhe 4 mijë e 555 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Leonard Rexhajt.

Më 15 dhjetor 2022, kanë transferuar shumat 6 mijë e 845 eurove, 5 mijë e 225 eurove dhe 4 mijë e 355 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Yll Çollakut.

Më datë 28 dhjetor 2022, kanë transferuar shumat prej 8 mijë e 630 eurove dhe 8 mijë e 740 eurove, nga llogaria e BKS-së, në llogari të Ron Biri.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.


Burimi: klankosova

Të fundit