Kur përmendet njohja e Kosovës, Nikoliqi sërish përmend luftën civile


E shtunë, 17 Tetor 2015

Beograd – Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka mohuar të ketë thënë se Serbia kërcënohet nga një luftë civile, duke shtuar se deri te kjo mund të arrihet vetëm nëse dikush e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kam thënë se deri te lufta civile do të arrihet nëse dikush do ta njihte Kosovën”, ka thënë Nikoliq për mediat serbe, duke mos e saktësuar se në kë mendon që do ta njohë Kosovën, transmeton lajmi.net.

Nikoliq gjatë vizitës së disa manastireve ortodokse, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, dhe mundësisë që manastiret ortodoksë serbë të menaxhohen nga Kosova.

“Le ti marrin. I kanë marr edhe turqit, austriakët, gjermanët, por prapë janë kthyer tek ne”, ka thënë Nikoliq.

Etiketa: , ,