Kurti i kërkon Prokurorisë së Shtetit shpëtimin e Telekomit


E diel, 3 Qershor 2018

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Prokuroria e Shtetit e ka në dorë mundësinë për të shpëtuar Telekomin e Kosovës, e që sipas tyre këtë mund ta bëjë vetëm duke kryer punën e saj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se gjendja e sotme në Telekomin e Kosovës është si pasojë e krimit dhe korrupsionit të lartë.

“Në Telekom janë bërë krime dhe nuk janë bërë hetime. Në Telekom nuk janë lejuar investimet dhe vazhdimisht Telekomi është kërcënuar me privatizim. Telekomi i Kosovës edhe mund të shpëtohet edhe te zhvillohet. Prokuroria të veprojë menjëherë. Pra, është e mundshme edhe të shpëtohet edhe të zhvillohet. Ndërsa, profesori i telekomunikacionit Ismet Hamiti, tha se Prokuroria e shtetit e ka në dorë ta shpëtoj Telekomin e Kosovës. Këtë mesazh kisha pas dëshjrë të tregohet dhe të kuptohet nga publiku”, ka thënë Kurti, raporton KP.

Ndërsa, profesori i telekomunikacionit Ismet Hamiti, tha se Prokuroria e shtetit e ka në dorë ta shpëtojë Telekomin e Kosovës.

Sipas tij, Telekomi është në gjendje të keqe, është në gjendje aq të keqe sa nuk mund t’i mbulojë as shpenzimet e veta rrjedhëse. Përkundër faktit se Telekomi i Kosovës sikurse telekomat e shteteve të tjera janë shumë fitimprurëse. “Në botë nuk kam dëgjuar se një telekom të falimentojë. Por Telekomi i Kosovës është në këtë gjendje, pasi që fitimet e saj janë plaçkitur vazhdimisht”, tha Hamiti.

Ai deklaroi se përgjegjës për këtë gjendje janë të gjitha qeveritë e pasluftës, përfshi edhe këtë aktuale.

“Këta kanë vepruar në një vazhdimësi kundër interesit publik e për interesat e grupeve jo formale. Këtu e kam fjalën tek mënyra se si kanë arritur mënyrën e plaçkitjes sistematike”.

Etiketa: , ,