Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kurti: Kosova e popullit jo e Thaçit

Prizren Post | 11:56 - 09.10.2014

Prishtinë – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se PDK-ja, edhe kur ishte në pozitë, PDK-ja e lëshonte parlamentin ashtu sikur tash që nuk po vjen në parlament.

“PDK-ja thotë se doli e para por shumica jemi ne. Vullneti ynë politik duhet të fitoj kundrejt një grupi kriminal. Në vend se të vijnë këtu e të flasim, ata kërkojnë marrëveshje para se të vijnë në Kuvend. Me këtë sjellje po na dëshmojnë atë që e dimë – që shteti është kap nga PDK-ja”, ka vlerësuar Kurti.

Sipas tij, Enver Hasani është tepër cinik për të qenë kryetar i Kushtetueses.

“Prej asaj të Stemës së Prizrenit dhe mos shqyrtimit të marrëveshjeve me Serbinë tregoj se kjo gjykatë është cinike”, konstatoi ai.

Kurti, nuk kursej akuzat edhe ndaj presidentes Jahjaga.

“Presidentja me mos ndërhyrje ndaj vendimit të Flora Brovinës tregoj se ka ndërhyrë”, tha ai.

Sipas tij, veprimet e pushtetit të kaluar tregojnë se kjo parti e kishte kapur shtetin.

“Afera pronto, rrahje nga djemtë e Adem Grabovcit, plani Bansko, refugjatët në Francë, shitja e KEDS-it, fusnota për Kosovën, vrasja e Enver Zymberit dhe Server Haradinajt, barrikadat në Mitrovicë, vrasja e Dino Hasanajt duke e therë vetveten 11 herë, shkarkimi i Lulzim Pecit vetëm se e kishte përmendur Republikën midis Beogradit, korrupsioni i Ramadan Mujës, vrasja e qytetarëve serbë në kufi, fajësimi i shqiptarëve në Luginë e Preshevës për vendosjen e lapidarit të UÇPMB-së”, numëroi disa “të bërat” e pushtetit të Kaluar Kurti.

“Kosova e Thaçit është pushteti dhe jo populli”, konkludoi lideri i VV-së. /Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company