Kuvendi miratoi rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë


E shtunë, 15 Janar 2022

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin e mbajtjes së votimeve në Kosovë për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

77 deputetë ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit të kësaj rezolute në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

Për këtë rezolutë, nga deputetët nuk pati vota kundër, veçse një abstenim

Kjo rezolutë po bëhet në mbështetje të deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, dhënë pas takimit të djeshëm me vendet e QUINT-it, ku njëzëri i thanë “jo”, kërkesës së Serbisë për të mbajtur referendum në territorin e Kosovës.

Deputetët e PDK-së “nuk e panë të arsyeshme” mbajtjen e një seancë të tillë, prandaj edhe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

Etiketa: , ,