Ky është reagimi i Trumpit ndaj Koresë Veriore pas testimit bërthamor


E diel, 3 Shtator 2017

Lideri amerikan ka thënë se veprimet dhe fjalët e Koresë Veriore vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Koreja Veriore e ka kryer një testim të madh bërthamor. Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për SHBA-në,” ka shkruar Trump në llogarinë e vet në Teitter.

Koreja Veriore e shpërtheu sot bombë hidrogjenike duke i përshkallëzuar edhe më tutje tensionet në gadishullin korean dhe duke nxitur reagime të ashpra nga fuqitë botërore, të cilat e kanë dënuar këtë akt. 

Etiketa: , , ,