Ky është reagimi zyrtar i Stupcave [video]


E hënë, 4 Janar 2016

Prishtinë – Skeçi ‘Plani strategjik’ i Stupcave shkaktoi reagime të mëdha.
Fillimisht reaguan shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku.

Por, në mbrojtje të aktorëve të grupit të humorit dolën disa komandantë të UÇK-së dhe ushtarë të saj.
Ndërsa para pak çastesh ‘Stupcat’ kanë reaguar me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre në rrjetin soacial, Facebook.

Deklaratë Zyrtare nga Stupcat

Audiencë e dashur, popull i ynë
Është fat dhe nderë Historik të jetosh në kohën që e jetojmë ne, kohën kur u kurorëzua përpjekja e shumë gjeneratave, prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë, LIRIA.
Mundësi për të frymuar, punuar, kontribuar e për të ndërtuar shtet, shtëpi, adresë, ardhmëri për fëmijët tanë për një të nesërme të ndritur .

Si çdo njeri që e do këtë vend, edhe ne Stupcat për vite me radhë u munduam që me humorin tonë t’ju shohim të buzëqeshur dhe të lumtur, ndoshta për pak minuta me satirën tonë që të prekim e të thumbojmë të metat tona duke dashur të rehabilitojmë e të filtrojmë shoqërinë tonë, gjithmonë duke qenë afër popullit me personazhet tona .

Skeçi i fundit “Plani Strategjik” na gëzoj shumë për bujën dhe pluhurin që ngriti nëpër rrjete sociale dhe ato Mediatike. Jo për shikueshmërinë, po për zgjimin e ndërgjegjes së fjetur.
Nuk ka shoqëri normale që nuk do të përulej para dëshmorëve dhe heronjve të vet, siç përulemi edhe ne stupcat me respektin më të madh.

Nuk ka njeri normal që nuk do të ndjente dhembje për gjymtyrët e humbura të luftëtarëve të vet. Do ishte mallkim, sikurse është mallkim që nën emrin dhe petkun e luftës sonë të shenjtë të fshihen profiterë dhe matrapazë të caktuar siç ishin personazhet në skeçin tonë.
Nuk mund të futen në një thes heronjtë dhe hajnat .

Kjo shtëpi, ky shtet duhet të ndërtohen mbi të drejtën e të vërtetën.
ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN, LAVDI DËSHMORËVE!