Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ky është zvicerani më fatlum në botë, fiton lotarinë 37 milionë franga 

Prizren Post | 10:33 - 22.05.2017

Mbrëmë është kapur çmimi i parë 37-milionë franga në lotarinë zvicerane. Bëhet fjalë për shumën e dytë më të lartë të realizuar ndonjëherë në  lotarinë zvicerane “Swiss Lotto”.

Një fitues me fat ka qëlluar të gjithë gjashtë numrat (7, 14, 17, 23, 25, 38) dhe gjithashtu ka qëlluar numrin me fat (5), njoftoi Swisslos, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, rekordi i gushtit 2014, me rreth 48.6 milionë franga zvicerane, mbetet i paprekur. Çmim i parë i kapur me më shumë se 70 milionë franga dhjetorin e kaluar ishte ndarë në fund nga tre fitues.


Arivisti Company