Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ky gjest i Ariana Grandes për viktimat gjatë koncertit të saj, ka prekur të gjithë

Prizren Post | 13:47 - 24.05.2017

Këngëtarja Ariana Grande ka ofruar të paguajë të gjith shërbimet funerale të 22 viktimave që humbën jetën gjatë sulmit terrorist në Manchester ku këngëtarja po zhvillonte një koncert.

Duket se ky sulm e ka lënë me pasoja të rënda psikologjike këngëtaren, dhe kështu ajo po përpiqet të bëjë sado pak për familjarët e viktimave.

Gjithashtu mësohet se nëna e këngëtares ka ndihmuar të rinjtë që ndodheshin në panik të strehoheshin gjatë sulmit. Një gjest vërtet i këndshëm ky nga këngëtarja dhe nëna e saj.

Sipas policisë britanike, personi që kreu shpërthimin në koncertin e Mançesterit, ishte nisur për të vrarë sa më shumë spektatorë që të ishte e mundur.

Pajisja shpërthyese ishte një bombë e ndërtuar me gozhdë, ciflat e të cilave u përhapën në një rreze të gjerë.

Eksperti britanik i sigurisë, Will Geddes, u tha gazetarëve se pajisja shpërthyese duket të ishte e tillë që të shkaktonte sa më shumë viktima. “Kur shpërthen një bombë, tha ai, dëmi më i madh shkaktohet nga ciflat që përhapen dhe kjo është arsyeja se pse terroristët përdorin shpesh çanta të mbushura me kushineta”.


Arivisti Company