E hënë, 4 Qershor 2018
Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kjo parti nuk do ta mbështes platformën për dialog që të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.
“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.
Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thuhet në njoftim.
Etiketa: Aktuale, Hashim Thaçi, LDK