LDK paralajmëron ndryshime në organizimin e degëve


E mërkurë, 29 Korrik 2015

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, pritën sot një delegacion të Degës së LDK-së në Zvicër.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, pritën sot një delegacion të Degës së LDK-së në Zvicër, të prirë nga kryetari i saj, Haki Latifi.

Në këtë takim u vlerësua puna dhe aktiviteti i deritashëm i Degës së LDK-së në Zvicër, si dhe u diskutua për zhvillimet aktuale në këtë degë, njofton kumtesa zyrtare.

Me këtë rasti, Veliu dhe Beqiri i informuan veprimtarët e kësaj dege për punën dhe përgatitjen e Konventës së LDK-së, e cila do të mbahet në shtator të këtij viti. Po ashtu, u tha se do të ketë ndryshime dhe plotësime lidhur me organizimin e degëve në diasporë me qëllim të funksionalizimit të mëtejmë të tyre.

Po ashtu, Dega e LDK-së në Zvicër, në kuadër të 25-vjetorit të LDK-së, nderoi me mirënjohje Kryetarin e LDK-së, njëherësh edhe kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa.