Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Leicesteri gjithnjë e më afër titullit

Prizren Post | 17:40 - 01.05.2016

Ndeshjen më mirë e filluan vendasit, ku tentuan të shënonin qysh në minutat e para.

Golin e epërsisë ‘Djajtë e Kuq’, e arritën në minutën e tetë, ku pas një depërtimi të bukur Antonio Valencia asistoi bukur tek Martial i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Edhe pas golit të parë vendasit sulmonin rregullisht por nuk arritën të realizonin.

Goli i barazimit për liderin e Ligës Premier erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes pas një ndërprerje.

Mesfushori Drinkwater harkoi bukur në zonë, ndërsa kapiteni Wes Morgan shënoi një gol të bukur me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi por deri në fund të ndeshjes gola të tjerë nuk pati.

Kështu pas kësaj pike të fituar, Leicesteri mund të shpallet kampionë vetëm nëse do të humb Tottenham Hotspurs nga Chelsea.

Tre minuta para fundit të ndeshjes, Daniel Drinkwater u ndëshkua me karton të kuq, mirëpo mysafirët u mbrojtën mirë dhe ia dolën të largohen nga ‘Old Traford’, pa pësuar humbje.

Leicester City zë pozitën e parë në tabelë me 77 pikë të tubuara, tetë më shumë se Tottenham që ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë Manchester United ka mbetur në pozitën e pestë në tabelë me 60 pikë të tubuara dhe Liga e Kampionëve po bëhet më e vështirë për tu arritur.


Arivisti Company