LISBA: Ramushit i ofrojmë shkollim për të mësuar për mjekroshat e kombit


E premte, 27 Dhjetor 2013

Lëvizja Islame Bashkohu është duke e përcjellur me vëmendje degradimin që po i bën partisë dhe vetes së tij me deklarimet e Haradinajt nëpër media.

LISBA është e shqetësuar se një njeri sikurse Haradinaj që kishte nam në Kosovë të degradoj veten aq shumë dhe të merr në fjalë popullatën vendore duke e etiketuar me etiketime të ndryshme.

Por prapë se prapë LISBA do të tregohet e mëshirshme ndaj Haradinjajt dhe ti ofroj atij një shkollim pa pagës nga mësues të nivelit të lartë që ta mësoj historinë e popullit të tij dhe mjekroshat e historisë shqiptare, e që karakterizoheshin me dije, urtësi, fisnikëri, trimëri, atdhedashuri, burrëri e që të gjithë sakrifikues për shoqëri e ardhmëri, që në të ardhmen profili i tij që mendon të udhëheq me Kosovën të mos i shaj mjekroshat, sepse duhet të di që mjekroshat janë pjesë e identitetit të popullit tonë.

Për më tepër LISBA shpreh mëshirën e saj dhe i dhimbset Haradinaj dhe partia e tij duke ia rikujtuar se ne i kemi tërhequr vërejtjen e rënies së partisë së tij në deklaratat e fundit, ku i kemi thënë se nëse Haradinaj e partia e tij vazhdojnë ti sulmojnë muslimanet dhe ta luftojnë islamin në Kosovë do te shkoje ne fund të humnerës.

Po ashtu, duhet t’ia kujtojmë Haradinajt, mjekroshat musliman që kishte nën komandën e tij, e që ishin ushtar musliman që kishin hyr në luftë vetëm e vetëm për kënaqësinë e Zotit dhe në shërbim të atdheut, e jo për përfitime siç bëri vet Haradainaj. Tani profili i tyre është si qytetar i thjeshtë dhe jo si profiter duke kërkuar poste kryeministrash.

LISBA i preferon AAK-së dhe Haradinajt që pas mëkatit që kanë bërë duke ofenduar muslimanët të pendohen dhe ti kërkojnë falje qytetarëve musliman.

Etiketa: ,