Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lëvizje të mëdha të Policisë në Prishtinë

Prizren Post | 09:31 - 01.09.2016

Prishtinë – Policia e Kosovës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zhvillimet e sotme në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, ku do të mbahet protesta e paralajmëruar e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Që në orët e para të mëngjesit janë vërejtur lëvizje të mëdha të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët vinin nga qytetet e tjera drejt Prishtinës.

Ndërkohë, ka filluar mbyllja e lokaleve. /KP/


Arivisti Company