Lewandowski: Habitesha me aftësitë e Henryt


E hënë, 13 Shkurt 2017

Robert Lewandowski ka folur me admirim për ish-sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry.

Bayern Munich do të ballafaqohet me Arsenalin në fazën e eliminimit direkt në Ligës e Kampionëve, dhe kjo ka bërë që sulmuesi polak të flas për aftësitë teknike dhe golat e Henryt, të cilët e kanë befasuar Lewandowskin.

“E dua mënyrën se si ai vraponte me topin në këmbë dhe teknika e tij ishte diçka që unë kërkoj ta kopjojë”, ka thënë sulmuesi i Bayernit.

“Unë habitesha me të gjitha golat që ai shënonte me një shmangie të shpejtë të trupit në veçanti”, përcjell Telegrafi.

“Nuk dua të jem lojtar i njëjtë, por unë mendoj se mund të mësojë prej tij”, përfundoi sulmuesi polak. /Telegrafi/

Etiketa: ,