Liberalizimi, Qeveria thotë s’ka kritere shtesë, BE-ja përmend…


E martë, 22 Mars 2016

Për Qeverinë e Kosovës çështja e liberalizimit të vizave është punë e kryer dhe se tani do të presin vetëm hapin e radhës, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për futjen e Kosovës në zonën Schengen, shkruan sot Koha Ditore.

Misioni vlerësues i Bashkimit Evropian gjatë javës së kaluar ka qëndruar në Kosovë, për të vlerësuar përmbushjen e tetë kritereve për të cilat ishte thënë se do të jenë të fundit.

Por Zyra e BE-së në Prishtinë në përgjigjen dërguar gazetës ka përmendur dhënien e udhëzimeve të tjera për hapat e mbetur. Edhe njohës të integrimeve evropiane janë shprehur skeptikë se rekomandimi për heqje vizash do të ndodhë sivjet.

Prezantimet dhe informatat e ofruara nga ana e institucioneve vendore gjatë takimeve të zhvilluara me ekspertët e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian, sipas Ministrisë së Integrimeve, u kanë mundësuar atyre të kenë një vlerësim gjithëpërfshirës.

Etiketa: , ,