Liderët evropianë do t’i kërkojnë Mustafës dhe Ramës arsyet e ikjes së shqiptarëve në BE


E martë, 25 Gusht 2015

lider-euml-t-evropian-euml-do-t-rsquo-i-k-euml-rkojn-euml-mustaf-euml-s-dhe-ram-euml-s-arsyet-e-ikjes-s-euml-shqiptar-euml-ve-n-euml-be_hd

Austria do të jetë mikpritëse e takimit të dytë vjetor të samitit për Ballkanin Perëndimor të nisur si “procesi i Berlinit” me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kolegut të saj nga Austria, Faymann, shkruan sot Koha Ditore.
Qeveritë e Gjermanisë dhe Austrisë, një kohë të gjatë janë duke punuar në përgatitjen e këtij takimi dhe numri i madh i ngjarjeve dhe i takimeve gjatë dy ditëve të ardhshme në Vjenë dëshmon rëndësinë që i jepet këtij samiti.

Ky samit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit do të mbledhë të gjithë liderët e Ballkanit, kryeministrat, ministrat e jashtëm, ata të integrimeve evropiane, të energjisë dhe ministra të tjerë evropianë, duke përfshirë kancelaren gjermane Merkel, atë të Austrisë, Faymann, të Italisë, Renzi, të Kroacisë, Milanoviq dhe të Sllovenisë, Cerar. Do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, komisari Hahn dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Zgjidhja e kontesteve bilaterale, projektet e infrastrukturës për lidhje më të mirë, lufta kundër ekstremizmit, problemi i migracionit priten të jenë temat kryesore të këtij samiti. /koha/