E diel, 10 Qershor 2018
#lidhjaështëgjallë edhe kur ju nuk dini me organizu përvjetore madhështore!
#lidhjaështëgjallë edhe nëse ju vjen marre me kallxu që ajo u mbajt në xhaminë e Bajraklisë!
#lidhjaështëgjallë edhe kur ju nuk e keni fut ne agjendë as edhe nje program të vetëm që tregon për vendin e mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes!
#lidhjaështëgjallë edhe nëse juve ju vjen turp me përmend Myderris Haxhi Ymer Prizrenin si udhëheqës të Lidhjes!
#lidhjaështëgjallë edhe kur organizatori i protokolit shkon ia bjen karriken përfaqësuesit të Kishës Katolike, e përfaqësuesin (Kryetarin e KBI Prizren) e Bashkësisë Islame e len në këmb, as në fytyrë nuk e kqyr!!!
#lidhjaështëgjallë edhe kur ju nuk e keni parapa një iftar të përbashkët me mysafirët për nder të atyre burrave të para 140 viteve që shumica ishin prijës fetar Islam!
#lidhjaështëgjallë edhepse ju keni ‘VDEKUR’.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Besim Berisha