Limaj: Duam qeveri të përgjegjshme


E shtunë, 21 Shkurt 2015

Fatmir Limaj

Prishtinë – Krimet që kanë ndodhur para vitit 1999, Tribunali Hagës nuk i ka hetuar. Kështu tha kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në emisionin “Debat” në RTK, ka folur për shumë tema të rëndësishme për vendin, për eksodin, protestat e fundit, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, e gjithashtu për zhvillimet dhe të ardhmën e subjektit politik NISMA për Kosovën.

Kreu i NISMËS, Fatmir Limaj, në lidhje me Gjykatën Speciale tha se kjo që po shohim është më shumë një Gjykatë që ka për qëllim të merret vetëm me UÇK-në, ndërsa ne jemi që të zbardhen të gjitha krimet që kanë ndodhur në hapsirën e Kosovës.

“I vetmi vend është Kosova që kurr nuk i ka ikur drejtësisë, edhe pse çdo herë sistemi ynë është administruar nga ndërkombëtarët, për dallim nga disa vende të rajonit”, ka thënë Limaj.

Ai poashtu tha se, kjo është orientuar më shumë në një drejtim, krimi duhet të hetohet në hapsirat e vendit që kanë ndodhur, e jo të hetohet mbi baza etnike.

Ndërsa, në lidhje me periudhën, me të cilën do të merret kjo gjykatë, Limaj tha se Haga është marrur me Serbinë vetëm për vitin 99’, ndërsa unë isha atje edhe për vitin 98’.

“Ajo që mund të i kontribuon pajtimit është të bëhej hetim i përgjithshëm, jo i njëanshëm”, tha ai.

“Ky dokument është goditja më e madhe që ka marrur qeveria jonë në 4 vitet e fundit. Kjo tregon që diplomacia jonë nuk është marrur me këtë çështje. Kjo shkon përtej protektoratit të Kosovës”, tha Limaj.

“Fakti që ka ardhur në Kosovë, kjo tregon që pala kosovare ka marr një goditje të rëndë. Ministri Kuçi ditë më parë tha se dua të thëm se, ky dokument nuk garanton barazinë e palëve, e ky është alarm, sepse Kushtetuta thotë se shpirti i Kushtetutës është garantimi i barazisë së palëve, pra ai tha se është antikushtetues. Në bazë të vlerësimëve të ekspertëve, thuhet se ky dokument është shtet mbi shtet”, ka thënë Limaj.

Në lidhje me eksodin masiv që po ndodh në Kosovë, Limaj tha se është e dhimbshme me i shiku gjitha ato skena që kanë ndodhur këta dy muajt e fundit, njerëzit janë të zhgënjyer, nuk po shohin asnjë shpresë për të ndërtuar jetën e tyre në këtë vend. Mungesa e mundësisë për një jetë më të mirë, po i qon në kërkim të një mundësie tjetër më të mirë, dhe kjo e ka sjell këtë që ndodhi në vend.

“Në vitet e fundit në vendin tonë nuk kemi parë asnjë zhvillim, invest, mundësi për vende pune, është gjendje kaotike në çdo sferë, kemi mungesë perspektivë në çdo fushë, ndërsa kulmi i zhgënjimit është papërgjegjësia, ndaj premtimeve të qeveritarëve për viza, punë, etj”.

Limaj gjithashtu tha se në 4 vitet e fundit ne kemi qenë kritikuesit më të mëdhenjë të asaj qeverisje, dhe këto të këqija kanë ardhur pikërisht në 4 vitet e fundit. “Asgjë pas 2010-së në vend, nuk është bërë për të mirën ekonomike të vendit, por jo vetëm ekonomike, por as në arsim, shëndetësi, etj”.

“Në 4 vitet e fundit qytetarët e vendit janë marrur me temën se çfarë po bisedohet në Bruksel, dhe asnjë gjë në kuptimin e brendshëm nuk është punuar për të mirën e qytetarëve. Nuk kemi as investitor, sepse çdo kush që do investoj këtu i duhet të trokas në dyert e të afërmve të qeveritarëve tanë”, tha ai.

Limaj në lidhje me zgjedhejt e fundit tha se ne në zgjedhje kemi kërkuar votën për ndryshim, nuk kemi premtuar asgjë. Shpresoj që qytetarët të kuptojnë, se në qoftë se ata ndihen të manipuluar, e vetmja rrugë është që të heqin dorë nga ata që i kanë votuar dhe të mos i votojnë më.