Liria ka nisur fazën përgaditore për edicionin 2017/18


E martë, 4 Korrik 2017

Prizren – Bledi Shkëmbi me bashkëpuntorët:Iris Selimi, Bekim Bakaj e Blerim Zherka ka nisur fazën përgatitore, për edicionin 2017/18 në ‘Përparim Thaçi’.

Fillimishtë në emër të KF Liria, mirëseardhje dhe punë të suksesëshme i uroi, kryetari Mirsad Çollaku.

“Unë kam qenë lojtar i mirë, por kjo kohë tashmë ka mbaruar.Më duhet të jem trajner i mirë, që bashkë me ju si grup, me punë të arrijmë suksesin.Do të bëjmë stërvitje për të fituar ndeshjet dhe jo vetëm sa për tu stërvitur’, ka thënë Shkëmbi në adresimin e parë lojtarëve të Lirisë, duke treguar qartazi objektivat që ai dhe Kryesia e Lirisë kanë, pas angazhimit të tij, stafit dhe futbollistëve.

‘Përparësia ime , po dhe juaja është se unë jam tërhequr vonë nga futbolli, loja aktive dhe i di më mirë se kush hallet dhe ju kuptoj për çdo gjë’, u ka thënë ai duke këkruar respekt të ndërsjell dhe punë të palodhur.
‘Do të mbështes grupin dhe jo lojtarin, ngase suksesi arrihet në grup’, ka potencuar Bledi Shkëmbi.

Në grumbullimin e parë ishin edhe prurjet: Mevlan Zeka, Granit Arifaj e Stefan Kocev. Poashtu, ka dhe disa të rinjë që vijnë nga skuadra Juniore, e do të kenë rastin të tregojnë cilësit.
Liria, pritet që njërën nga fazat ta zhvillojë në Maqedoni, përkatësishtë në Ohër.

Etiketa: , ,