E mërkurë, 14 Maj 2014
Shkup, 14 maj – Emër dhe mbiemër, adresë sipas letërnjoftimit dhe numri amzë, si dhe tekst- “pajtohem me kandidaturën për zgjedhje si deputet në Republikën e Maqedonisë në listën e kandidatëve me nr. Rendor ____, paraqitur nga _____ (emër i bartësit të autorizuar në listë). Deklarata është e parevokueshme”.
Kjo është përmbajtja e dokumentit nr 1 (deklaratë për pranimin e kandidaturës), në pajtueshmëri me nenin 65 nga Kodi zgjedhor, të cilën e kanë firmosur të gjithë 120 deputetët e koalicionit të LSDM-së parti e cila vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 27 prill.
Pasi deklarata është e pakthyeshme, Komisioni për verifikimin e mandateve, verifikoi 34 mandatet e LSDM-së që sipas KSZH-së i fitoi partia opozitare, ndërsa deklaratat në noteri i konsideronte si joligjore.
Derisa LSDM taktizon, deputetët e zgjedhur, të cilët nuk janë në karriget e Parlamentit, në pajtueshmëri me Ligjin për deputetë, u ec stazhi, por me këtë u llogaritet edhe rroga.
Por, pas kësaj disa media opozitare kanë shkuar edhe më larg, duke shkruar se deputetët e LSDM-së mund të japin dorëheqje, pasi nëse asnjëri nga 120 deputetët e LSDM nuk pranon të jetë deputetë, Kodi zgjedhor parashikon zgjedhje shtesë, por si do të zbatohen ato, ende mbetet enigmë./zhurnal/
Etiketa: lsdm, Maqedoni