Lunaçek: Njohja e Kosovës, kusht për Serbinë që të hyjë në BE


E premte, 13 Maj 2016

Deputetja e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek që është edhe raportuese e BE-së për Kosovën ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën që të hyjë në Bashkimin Europian.

Ajo ka thënë se këtë e potencon duke marr përvojën e Qipros dhe krahasuar me Kosovën.

“Asnjë shtetit nuk do i lejohet anëtarësimi që nuk e ka kufirin e definuar dhe kjo është arsyeja pse mendoj që Serbia nuk do integrohet në BE pa e njohur Kosovën, sepse nuk ka kufi të definuar,” ka thënë Lunacek.

Më tej Lunacek ka thënë se nuk është armike e Serbisë, por përfaqëson pikëpamjet e saj politike të bazuara në realitetin politik.

“Unë kam dëshirë të shkoj në Beograd, s’jam sic po thonë njerëzit armik i Serbisë, për arsye se jam raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën,” ka thënë Lunacek, raporton B92, përcjellë Klan Kosova.

Ajo ka theksuar se brenda BE kufinjt do të shkrihen.

Etiketa: , , ,