Manchester do të rrezikojë me De Gean


E enjte, 4 Prill 2019

Manchester United janë të gatshëm që ta humbin David de Gean duke mos provuar që ta shesin këtë verë, raporton The Sun.

Portieri spanjoll edhe nuk është pajtuar për zgjatje të kontratës e cila i skadon më 2020, mirëpo Djajtë e Kuq do të vazhdojnë me negociata me besimin se do ta bindin atë të qëndrojë në “Old Trafford”.

Spekulimet më të fundit e lidhin atë me një transferim te Paris Saint-Germain, ndërkaq Djajtë e Kuq janë të etur që ta mbajnë në portë ish-gardianin e Atletico Madrid-it.

Etiketa: , ,