Maqedoni, dy shqiptarë rrahen nga huliganët maqedonas


E mërkurë, 11 Qershor 2014

Shkup – Dy shqiptarë në Shkup, Maqedoni u rrahën për vdekje nga huliganët maqedonas mbrëmjen e djeshme.

Një incident i rëndë ndodhi orët e vona të natës në Shkup, ku dy shqiptarë pranë parkut të Gjorçes, u sulmuan dhe u goditën me grushte dhe me gurë nga huliganët maqedonas. Ky incident ndodhi pikërisht në vendin ku disa javë më parë, u bënë protesta të dhunshme dhe tensione, pas vrasjes së një të riu maqedonas, ku i dyshuar është një bashkëmoshatar shqiptar.

Incidenti menjëherë është paraqitur në organet e rendit, ndërsa personat e sulmuar janë shtruar menjëherë në spitalin e qytetit të Shkupit.

“Është e tmerrshme nuk mund të flas, djalin tim e kanë rrahur pa masë, me ç’ka ishte edhe i gjakosur pas goditjeve të shumta që ka marrë edhe me gurë, përpos bokseve, ai është rrahur së bashku me një shok të tijin. Një grup maqedonasish që i kanë rrahur kanë brohoritur vazhdimisht ‘Ubijte gi ovie siptari m… (Mbytini këta shqiptarë n…), ka deklaruar, Fatmir.M, babai i njërit prej djemve të rrahur. /INA/

Etiketa: ,