Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Maqedoni: Partitë politike arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike

Prizren Post | 21:14 - 20.07.2016

Në raundin i sotëm të bisedimeve përfaqësuesit e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës në Maqedoni, më në fund arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori amerikan në Maqedoni Jass Baily pas bisedimeve të sotme bëri të ditur se liderët e katër partive politike, sipas marrëveshjes së arritur, deri në fund të gushtit duhet ta caktojnë datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do ti zbatojë qeveria kalimtare e formuar 100 ditë para mbajtjes së tyre.

“Kemi lajme të mira, marrëveshje u arrit. Paritë ranë dakord një vit pas Marrëveshjes së Përzhinës të vazhdojë zbatimi i saj. Ekipet negociatore janë pajtuar që Ligji për Punë të Brendshme të cilin e solli qeveria kohë më parë të pezullohet deri më 1 janar të vitit 2017, ndërsa ministri i ri të ketë mundësi të ndërrojë 15 persona udhëheqës”, tha Ambasadori Baily pas përfundimit të takimit.

Sipas tij, takimi i ardhshëm i partive do të mbahet më 31 gusht, në të cilën palët duhet të vlerësojnë zbatimin e marrëveshjes dhe të planifikojnë datën e zgjedhjeve.

Për sa i përket medias, është dakorduar që LSDM-ja opozitare të emërojë kryeredaktor në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM) dhe një organ të veçantë në kuadër të Agjencisë për media për të propozuar gjoba për mediat për mënyrën e raportimit, ndërsa sa i përket listës zgjedhore 170.000 qytetarë do të shënohen me një yll, ndërkohë që 40.000 qytetarë në mënyrë shtesë do të kontrollohen.

Ambasadaori Baily vuri në dukje se partitë janë angazhuar për të përmbushur urgjentisht reformat prioritare nga Raporti i Pribe-s, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

“Paritë janë angazhuar se do të përkushtohen në përmbushjen e reformave prioritare nga Raporti i Pribe-s dhe se do të respektojnë Ligjin mbi Prokurorinë Speciale Publike Speciale”, ka thënë Bailey.

Që nga dita e publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, “deri në formimin e qeverisë së re, funksionin e ministrit të MPB-së për herë të parë në histori do ta ushtrojë një shqiptar.

Në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve të pranishëm ishin përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shkup, Tibor Barodi, Nikolla Todorov nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, Radmilla Shekerinska nga LSDM-ja opozitare, Artan Grubi nga partia në pushtet BDI dhe Imer Aliu nga PDH-ja opozitare.


Arivisti Company