Maqedonia e ashtuquajtur Shtet Autoqefaliste Ortodokse inekzistente!


E diel, 19 Mars 2017

Savash VELIU

Vlerësohet se situata në Ballkan është bërë më e brishtë kohët e fundit, porse kjo, është shtrirë edhe në tërë Evropën Lindore. Në rastin e Ballkanit, në mënyrë më specifike Ballkanit Perëndimor, kjo krizë është bërë më e ndjeshme nga ndikimi i aktorëve dhe faktorëve të jashtëm, përfshirë këtu krizën politike dhe atë institucionale në BE, politikën e jashtme akoma të paqartë të administratës së re në SHBA. Në këtë rajon kanë ndikuar negativisht edhe marrëdhëniet problematike ndëretnike, qeverisja e dobët dhe korrupsioni, si dhe një prirje në rritje drejt autokratizmit të udhëheqësve politikë plutokratiste të rajonit, të cilët në vend të kontributit për zgjidhjen e këtyre problemeve kanë zgjedhur të përfitojnë politikisht prej tyre.

Që nga ardhja në pushtet e Putinit si president i Rusisë, ky ndikim ka ardhur në rritje. Përveç ndikimit të madh në Serbi, atij në Bosnjë-Hezegovinë nëpërmjet Republikës Srpska, në Mal të Zi dhe në Kosovë nëpërmjet minoritetit pro-rus, së fundmi Rusia është duke përdorur me efikasitet krizën politike që ka mbërthyer në dy vjetët e fundit Maqedoninë për ta shtuar ndikimin e saj atje, duke vënë në pikëpyetje progresin e deritanishëm në procesin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO. Situata në Ballkan është e rrezikshme për arsye se, ka një ofensivë ruse për t’i ndryshuar ekuilibrat në Bosnjë. Kjo valë po vjen poshtë deri në zemrën e trevave shqiptare.

Maqedonia është vendi ku do të luhet edhe vendosmëria e Uashingtonit për të mbetur dominues në Ballkan. Aleanca shqiptaro-amerikane është vdekjeprurëse për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni historikisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, për amerikanët dhe shqiptarët, kjo është një situatë e favorshme. Me ndihmën e shqiptarëve, SHBA mbetet fuqia udhëheqëse në Ballkan. Dhe me ndihmën e amerikanëve, qëllimi shqiptar i realizimit të Shqipërisë së Madhe shkon një hap përpara. Presidenti Trump po nisë të luajë kartën e tij në Maqedoni. “Të bëjmë Amerikën të madhe sërish” ka nisur të marrë një tjetër dimension”.

Sipas një informacioni të javës së fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % e popullsisë së përgjithshme e Maqedonisë ata përbëjnë shumicën absolute. Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët janë populli shumicë në Maqedoni, pasi sipas shifrat e reja tregojnë se ata që e konsiderojnë veten sllavë maqedonasë, nuk janë as 40 %. Megjithëse të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta, ato janë hiç më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme. Po në vitet e ’90-ta Shërbimi Sekret inelegjencies Amerikane – CIA ofroj publikisht shifra për përbërjenë konfesionale brenda Maqedonisë duke treguar se, banorët e saj musliman e përbëjnë 62%, por sot?

Maqedonia është më e rrezikshmja, ku Gruevski po ndërmerr një eskalim të rrezikshëm për ta moslejuar një qeverisje demokratike duke ofruar një agjendë vetëm ‘’maqedonase’’ e udhëhequr mbi politikën e kishës së ashtuquajtur shtet autoqefaliste inekzistente. … Një popull që ska mëmëdhe, është krijesë politike artificiale titoiste! Pra, Kisha Ortodokse greko-serbe ka luajtur një rol të madh në orientimin e politikave nazionaliste dhe antishqiptare në Ballkan. Kisha ka qenë një nga shkaktaret e vuajtjeve të shqiptarëve. Shqiptarët nga natyra janë tolerantë për çështjet fetare. Ata as kanë vrarë dhe as nuk vrasin për shkak të fesë popuj të tjerë.

Po kështu, në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën, dhe ata sot duhet përmirsuar atë ‘’Gafë të Madh’ duke kthyer borxhin shqiptarëve me Shqipërinë Natyrale.

Ndryshe ky Lëmsh po mblidhet dhe nëse ai lëmsh do të rrotullohet kah gremina rrezikon që të marrë zjarr dhe të djegë ç’ka para. Eskalimi është i mundshëm nëse në Serbi do të fitojnë terren forcat antiperëndimore, që do të ndikonin egërsisht pastaj në rajon.

Është fakt real që kohëve të fundit po vërehen probleme thuajse në të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik, nga njëra anë po jepen indikacione të disa shteteve në mënyrë të hapur, ndërsa në shtete të tjera në mënyrë të heshtur në këtë rast siç është Bullgaria që se njeh gjuhën dhe etnicitetin maqedoncë dhe Greqia që se njeh si shtet, por, të gjitha palët në Ballkan po bëjnë përpjekje për një komplikim të situatës së përgjithshme në Ballkan.

Ballkani është futur në një situatë që nuk do të ishte aspak në interes të çështjes shqiptare. Pjesa e këtij gadishulli shumë shpejt mund të shkojë deri te përmasat fatale nëse mbetet e neglizhuar nga Evro-amerikanët. Derisa në Maqedoni partitë politike shqiptare po tërhiqen të frikësuar nga pesha e përgjegjësisë historike që kanë marrë mbi vete bashkë me pjestarët në LSDM-së ku çfaqin siptome leukemie mbi Platformën Shqiptare duke u zvarritur jashtë skenës politikovepruese dhe vendimarrjeje si gjithnjë.

Duke analizuar në këtë pikëpamje mund të shprehemi se Ballkani me vetëdije po futet në një situatë e cila shumë shpejt mund të marrë përmasa fatale në rast se Evropa nuk do të jetë më energjike ndaj këtyre politikave antishqiptare që po përmbys gjithçka që është arritur në Ballkan. Ndërkohë, Rusia tashmë është bërë jo vetëm kërcënim për Ballkanin, por edhe për të gjithë njerëzimin, nëse nuk veprohet me kohë.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,