Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Marrëveshja “gojore” Rama-Vuçiq për Librat shkel Kosovën

Prizren Post | 08:43 - 17.10.2016

Prishtinë – Një marrëveshje “gojore”, e arritur tri ditë më parë në Nish i lejon Tiranës zyrtare që t’i furnizojë me tekste mësimore nxënësit në Luginën e Preshevës.

Në Luginë kjo marrëveshje shihet si shpresëdhënëse, ndërsa në Prishtinë si anashkalim i shtetit të Kosovës. Sipas analistëve kosovarë, Rama është dashur ta konkretizojë Marrëveshjen Prishtinë – Beograd për Librat dhe jo të bëjë marrëveshje të re.

Marrëveshja në “parim” e arritur në Nish, ndërmjet kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderëve të Luginës së Preshevës, për t’i furnizuar me tekste nxënësit në Luginë, nuk konsiderohet si zgjidhje substanciale e problemit me nxënësit shqiptar në Serbi, por vetëm si zgjidhje alternative që do të krijojë probleme në të ardhmen, shkruan gazeta ‘Zëri’.

Kjo marrëveshje, edhe pse jo e shkruar i lejon Tiranës zyrtare t’i furnizojë nxënësit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medevgjë me tekste mësimore në gjuhën shqipe, kryesisht të shkencave ekzakte, por jo të shkencave shoqërore.

E sipas analistëve politikë, problemi substancial nuk është zgjidhur sepse kontesti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qëndron tek historia, gjeografia dhe gjuha e letërsia shqipe. Pikërisht për këto lëndë, autoritet serbe kanë bllokuar me muaj të tërë në kufirin Kosovë-Serbi mbi 100 mijë libra, donacion nga Ministra e Arsimit e Kosovës për nxënësit në Luginë të Preshevës.


Arivisti Company